Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Kavanozat me turshi, perime e reçelra të përgatitura vetë janë një nga ato gjërat e mira në jetë të cilat nuk mund të blihen askund. Është mënyra më e mirë e konservimit për t’i shijuar ato në çdo kohë.
PËRBËRËSIT:
800g domate qershiza, 1 qepë, 2 thelpinj hudhre, 1 degë rozmarinë, 1l uthull vere e bardhë, 1 gjethe dafinë, 1 lugë kafe sheqer, 1 lugë kafe kripë, 1 lugë kafe piper i zi kokërr.
Përgatitja:
Lajmë domatet dhe i lëmë të thahen. Pastaj i ndajmë përgjysmë dhe i fusim nëpër shishe me grykë të gjerë të cilat i kemi sterilizuar më parë. Pastrojmë hudhrat dhe i lëmë thelpinjtë të paprerë. Edhe degën e rozmarinës e lajmë dhe e lëmë të thahet. Uthullën, dafinën, piperin, kripën e sheqerin i ziejmë së bashku dhe i lëmë të ftohen pak. Pastaj mbushim shishet, fusim dhe degën e rozmarinës dhe i lëmë në një vend të thatë e të errët për 2 javë. Pas dy javësh kullojmë uthullën me një napë dhe mbushim shishe të reja. Për dekorim mund të fusim brenda një thelb hudhre me gjithë lëkurë dhe 2 domate të thata. Uthulla e domateve me rozmarinë shkon në pjatat e sallatave të kuzhinës mesdhetare por edhe në marinimin e mishit, peshkut dhe perimeve.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...