pierre cardin2

Kuzhina tradicionale

Patate furre me erëza

+

patatteteter

Nga Dhurata Thanasi Daneri, Fotografia Armand Habazaj

Patatet janë ushqimi i preferuar i të gjithëve, sidomos fëmijëve! Kombinimet e duhura të erazave dhe piekja e mirë, i bën ato të pakrahasueshme! Ne kemi përdorur sherebelë dhe shija ka ndryshuar krejtësisht!

Përbërësit:
* 1 kg patate të vogla (me lëkurë të hollë)
* 5 gjethe sherbelë
* 1 lugë gjelle rozmarinë të freskët (fletët)
* 3 thelpinj hudhër
* 1 lugë kafeje piper të zi (ose sipas dëshirës)
* 6 lugë gjelle vaj ulliri
* kripë

Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe, hedhim ujë, I shtojmë kripë dhe e lëmë të ziejë. Kur uji të ketë marrë valë, shtojmë patatet dhe i lëmë të ziejnë jo më shumë se 10 minuta. Më pas, patatet i hedhim në ujë të ftohtë dhe pasi janë ftohur i heqim prej andej dhe i lëmë të kullojnë. I presim katër pjesë të barabarta. Në një robot kuzhine grijmë sherbelën, rozmarinën, piperin, kripën e trashë dhe hudhrën. I përziejmë erëzat me vajin e ullirit dhe i trazojmë në një tas derisa të bëhet një masë kremoze. Më pas, shtojmë patatet dhe i trazojmë mirë, në mënyrë që erëzat dhe vaji të shpërndahen përgjatë gjithë sipërfaqes së patateve. I futim në furrë dhe I pjekim për rreth 30-40 minuta në temperature 2000C. Shërbehen të ngrohta.