Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Nga Linda Fishta
Këtë herë, Lindës i kishte shkuar mendja për një recetë tradicionale. Disa i kanë quajtur pufka, ashtu po i quajmë edhe ne meqenëse nuk dimë emër tjetër.
Përbërësit:
3 vezë
1 + 1/2 gotë qumësht pluhur
2 gota miell ose niseshte
100 g gjalpë i butë si krem
1 lugë të vogël sodë buke
Për sherbetin
4 gota sheqer
3 gota ujë
Përgatitja:
Në një tas, përziejmë vezët me pirun, shtojmë qumështin pluhur dhe gjalpin të prerë në kubik të vegjël. Sodën dhe miellin ose niseshten e shtojmë ngadalë, me sitë, deri sa te kemi një brumë të butë por që nuk ngjit. Bëjmë me dorë forma të rrumbullakta, i vëmë te tava e furrës me letër furre dhe i pjekim sa të marrin ngjyrë për 30 minuta në 180 gradë.
Ndërkohë përgatisim sherbetin duke ngrohur në tenxhere sheqerin me ujin, i përziejme me lugë druri dhe kur të marrë valë fikim zjarrin.
Kur biskotat të jenë pjekur, i heqim letrën e furrës dhe hedhim sipër sherbetin e nxehtë. I lëmë të vaken dhe më pas për pak minuta në frigorifer.
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...