Kuzhina tradicionale

Trahanaja e gjelbër (me spinaq dhe hithra)

+

trahahaha

Trahanaja dhe mëngjeset e të dielave janë binomi që na sjellin ndër mend fëmijërinë. E kush nuk e kujton trahananë e ngrohtë me pak gjalpë e djathë sipër, që përlahej menjëherë gjatë mëngjeseve dimërore të së dielave, pranë sobës me dru? Trahanaja e thartë (me kos), trahanaja e ëmbël (me qumësht), ajo e kuqe (me speca e domate)…Llojet janë disa, sot kemi zgjedhur t’ju njohim me atë jeshilen…

Nga Dhurata Thanasi Daneri, Fotografia Armand Habazaj

Përgatitja:
● 1 kg miell gruri i tipit 00
● 200 g gjethe spinaqi (mundësisht të vogla)
● 200 g gjethe hithrash
● 20 g gjethe borziloku
● 30 ml vaj ulliri
● kripë

Përgatitja:
Pastrojmë spinaqin dhe hithrat, prej të cilave marrim vetëm gjethet. I hedhim në ujë të valuar me kripë dhe i ziejmë për 5 minuta. Më pas, i vendosim në grirës duke shtuar dhe gjethet e freskëta të borzilokut dhe i grijmë derisa të përftojmë një pure të gjelbër. Pas kësaj, procedura e përgatitjes së kësaj trahanaje është e njëjtë me atë të trahanasë së kuqe.

Shënim:
Për farën e kësaj trahanaje përdoret trahana e thartë (me kos), në raportin 3 luge gjelle trahana me 3 lugë gjelle ujë, duke e lënë të vijë për një periudhë 2 ditore.