Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Dita e Shpalljes së Pavarësisë, tradicionalisht është festuar gjithmonë si Festa e Flamurit. Pavetëdijshëm apo me qëllim është trashëguar kështu? Asnjë s’mund ta thotë me saktësi, sepse traditat kanë pak hije legjende brenda. Ndoshta ka ndodhur, sepse ai flamur ka qenë i ndaluar të valëvitej për shumë kohë. Në këtë ditë, në tryezën tuaj duhet të shtrohet ushqim tradicional shqiptar ndaj Living ka zgjedhur dy receta tipike shqiptare.
Gjel me përshesh
Përbërësit:
miell 1 kg ujë sa te zihet brumi i forte sodë buke 1 lugë kafeje kripë 1 lugë kafeje 1 gjel i madh qepë 3 kokrra nenexhik i thatë 1 lugë kafeje kripë
Përgatitja:
Pasi e pastrojmë gjelin, e lyejmë më kripë e gjalpë dhe e vendosim në furrë në 180 gradë Celsius. E pjekim duke e njomur herë pas here me lëngun e vet. Kulaçin e përgatitur e të ftohur e bëjmë përshesh me copëza jo shumë të mëdha. Ndërkohë, skuqim në gjalpë qepën e grirë hollë në formë gjysmë rrethi. I shtojmë lëngun e gjelit dhe ujë në masën 1 miell 2 lëng dhe i lemë të ziejnë ngadalë së bashku. Pasi të jetë zierë qepa, i shtojmë nenexhikun. Me këtë përzierje të nxehtë spërkasim përsheshin dhe e mbulojmë më një pecetë të pastër e më pas më kapak. E lemë për rreth 10 minuta.
Byrek me qepë të njoma
Përbërësit:
Për mbushjen:
Grijmë dhe skuqim pak 0.5 kg qepë të njoma dhe u shtojmë 0.5 kg gjizë. I përziejme pak dhe i heqim nga zjarri. Masës me qepë dhe gjizë i shtojmë edhe 1 kokërr vezë, i përziejmë të gjitha bashkë dhe mbushja është gati për mbushjen e byrekut.
Për petët:
Merren 750 gr miell, pak kripë dhe pak vaj. Përgatitet një brumë jo shumë i fortë, ndahet në 10 pjesë dhe lihet për 15 minuta. Lyhet tepsia me vaj, tëhollet peta e parë dhe shtrohet në tepsi. Spërkatet peta e shtruar me vaj dhe mbi të shtrohet peta tjetër e tëhollur. Vazhdohet kështu deri në petën e pestë. Mbi këtë petë, hapet me kujdes mbushja e përgatitur më parë. Pastaj vazhdohet të shtrohen edhe pesë petët e tjera, duke vepruar si me të parat. Peta e sipërme lyhet me vaj sipër dhe byreku piqet për rreth 30 minuta në 250`C.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...