Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Nevila Turdiu, Fotografia Armand Habazaj
Keni lënë bizele në ngrirje gjatë verës? Edhe nëse jo, mund t’i blini të ngrira…Supërat nuk duhet t’i lini pa bërë, këto ditë, jo vetëm sepse janë të mira për gjithë dimrin por sepse e dimë që po abuzoni ca me ëmbëlsirat!
Koha e përgatitjes 30 min
Për 4 persona
1 lugë gjelle vaj
1 qepë e grirë trashë
4 feta proshutë të prerë në kubikë
5 patate të vogla të prera në kubikë me madhësi 1 cm
375 ml lëng pule
300 g bizele të ngrira, të cilat janë shkrirë më parë
1 lugë gjelle sherebelë e freskët, e prerë në fije të holla ose sherebelë të thatë.
Përgatitja
1. Vaji ngrohet në një tenxhere. Qepa dhe proshuta skuqen në temperature të lartë duke u përzier vazhdimisht. Shtohen patatet dhe gatuhen ngadalë për rreth 1 minutë.
2. Hidheni lëngun dhe 625 ml ujë. Të gjitha gatuhen me temperaturë mesatare për rreth 15 min. Në fund shtohen bizelet dhe gatimi vazhdon dhe rreth 5 min të tjera. Në fund shtohen sherebela dhe kripa e piperi i zi.
3. Shoqërohet me bukë të thekur me gjalpë.
Truke kuzhine - një variant i këndshëm servirjeje do të ishte duke hedhur sipër sherebelë të skuqur
Sherebelë e skuqur
Skuqet vaji në temperaturë të lartë. Skuqen fletet e dy tufave me sherebelë për rreth 30 sek derisa të thekërohen. Hiqen dhe lihen të kullojnë mirë në një letër kuzhine e pastaj serviren me supën me bizele e patate.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...