Këpucët me takë, 15 modelet më IN për sezonin e pranverës
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Nga Dhurata Thanasi Daneri, Fotografia Armand Habazaj
Ndonjëherë, me fëmijët funksionon rregulli që ushqimin “e ha syri”. Dhe kam përshtypjen se jo vetëm me ata! Është pak e vështirë që disa fëmijë të hanë të njëjtat ushqime, sidomos për vakte si mëngjesi apo darka, ku nuk ka shumë variacion, përveç qumështit, kosit, vezës apo bukës së thekur me gjalpë e reçel. Tani në verë, vogëlushët luajnë në natyrë dhe shkojnë në kampe verore, ndaj mund t’i përgatisni mëngjesin apo zemrat e t’ua jepni me vete. Ose mund t’i ruani ato në frigorifer dhe t’i ringrohni ditët në vazhdim. Buka role me vezë, fruta e
zarzavate është një vakt i ndërmjetëm i ushqyeshëm, i thjeshtë dhe tërheqës për syrin e të vegjëlve...
Përbërësit (për 8 feta bukë integrale):
10-12 kokrra boronice, 4-5 manaferra, 2-3 luleshtrydhe, çerek banane, 1 vezë, 1 filxhan kafeje qumësht i skremuar, çerek kastravec, gjysmë spec i kuq, gjysmë spec i verdhë ose jeshil, gjizë pa kripë, sheqer, kanellë, bukë, djathë kaçkavall i grirë.
Përgatitja
1. Eliminoni koret e forta të bukës.
2. Shtrini me petës copat e bukës deri sa të bëhen petashuqe.
3. Lyeni një pjesë të tyre me gjizë pa kripë dhe në të vendosni, sipas dëshirës, frutat dhe zarzavatet e prera.
4. Bëjini role fetat e bukës dhe kapini me një kunjë dhëmbësh.
5. Rriheni vezën me qumështin dhe lagni roletë e bukës në të.
6. Në një tigan me pak vaj ulliri, skuqni roletë e bukës nga të gjitha anët.
7. Kalojini pastaj në sheqer kaf, të përzierë me pak kanellë. Ndërsa roletë me perime mund t’i kaloni në bukë të thekur të thërrmuar, përzierë me pak djathë kaçkavall të grirë.
Shënim: Roletë mund t’i piqni pa I skuqur. Mjafton t’i vendosni në një tavë me letër furre të lyer me pak vaj ulliri dhe t’i fusni në furrë të nxehtë për 10-15 minuta. Kështu, ato nuk do të thithin vaj dhe do të jenë më të shëndetshme.
Me ardhjen e pranverës, nisim zyrtarisht edhe sezonin e dasmave dhe eventeve. Ndaj do të jemi në provë të vazhdueshme për të...
Britney Spears ka postuar në Instagram një sërë fotosh mjaft provokuese nga pushimet e saj të fundit. Në njërën nga f...
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...