Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Biskotat nuk të mërziten asnjëherë! Janë të mirëpritura në çdo kohë, festë apo jo qoftë…Provojini bashkë me fëmijët dhe do të kënaqeni përveçse do shijoni në fund rezultatin.
Koha e përgatitjes – 20 minuta
Si masë do të përdorim një filxhan çaji që merr 250 ml ujë.
Përbërësit:
* 2+1/2 filxhani miell
* 1/2 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira
* 3/4 e filxhanit gjalp i butë si krem
* 1 filxhan sheqer
* 1 vezë
* 1 bustinë vanilje
* Ngjyrues ushqimorë ngjyrë jeshile, të kuq ose mund të përdorim vetëm një ngjyrë, me të cilën ngjyrosim vetëm një pjesë të brumit, ndërsa pjesën tjetër e lëmë të bardhë.
Përgatitja:
1.Në një tas, përziejmë miellin dhe sodën, të cilën e hedhim me sitë. E lëmë mënjanë.
2.Në robot ose në një tas me rrahësen elektrike të vezëve përziejmë gjalpin me sheqerin për 2 minuta, shtojmë vezën dhe vaniljen. I rrahim edhe për 1 minutë derisa të përftojmë një krem homogjen. Me lugë shtojmë përbërësit e thatë (miellin me sodën) dhe këto të fundit I përziejmë me lugë druri.
3.Ndajmë brumin në dy topa të barabartë. Te njëri shtojmë pak ngjyrë të kuqe, te tjetri ngjyrë jeshile. I mbështjellim me plastmase kuzhine dhe i lëmë të pushojnë në frigorifer për 30 minuta.
4.Pas kësaj kohe hapim brumërat me petës e pak miell (nëse është e nevojshme) me trashësi 5 mm. Mbi një copë plastmase kuzhine vëmë petat mbi njëra-tjetrën. I presim me thikë anësoret e petave që të jenë të barabarta, i mbështjellim si role me plastmasë dhe ashtu siç është, e lëmë në frigorifer për 2 orë ose derisa të shohim që brumi
është mpiksur plotësisht.
5.Ndezim furrën në temperaturën 180°C. Presim rolenë e brumit me thikë me trashësi 5 mm, i vëmë në tavën ku kemi shtruar letër pjekjeje dhe i pjekim për 13-15 minuta. I nxjerrim nga furra dhe ashtu të nxehta siç janë, u bëjmë nga një vrimë secilës me shkop për shishqebap, por pa i lëvizur nga tava pasi janë shumë delikate.
6.I lëmë të ftohen plotësisht dhe vetëm atëherë kalojmë fijen për t’I varur.
.
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...