Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga Living, Fotografia Armand Habazaj
Për ato që kanë ndërmend të përkushtohen e të gatuajnë vetë, për Shën Valentinë, kemi një ëmbëlsirë me të cilën do të bëjnë përshtypje! Pavlova do pak përvojë por mund të qëlloni edhe me të parën!
Përbërësit (për 6 persona):
100g të bardhë vezësh
100g sheqer pluhur
100g sheqer i imët
400g krem gështenje
200ml pana e lëngshme, e freskët
1 lugë kanelle
Sheqer pluhur për ta shpërndarë
6 yje piroteknike për zbukurim.
Përgatitja:
Përgatisim Pavlovën një ditë më parë.
Gradojmë furrën në 105°C dhe mbulojmë një tepsi me letër gatimi. Përgatisim një qese të madhe pastiçerie për ta përdorur vetëm një herë, pa vrimë. Hedhim në tasin e mikserit të bardhën e vezës me gjysmën e pluhurit të sheqerit dhe gjysmën e sheqerit të bardhë. Krijojmë një krem të dendur – do të duhen rreth 10 minuta. Pasi të mbarojmë, mbi sipërfaqen e saj hedhim sheqerin e imët dhe pluhurin e sheqerit. I bashkojmë duke përdorur një spatul silikoni me
ngadalë nga jashtë brenda. Pastaj kalojmë vezën e rrahur në qesen e pastiçerisë, presim majën me gërshërë, duke krijuar një të çarë prej rreth dy centimetra. Krijojmë gjashtë rrathë me të bardhën e vezës anash ëmbëlsirës, që qendra të rrijë bosh dhe duke bërë rreth tre rreshta.
E lëmë për afro 75 minuta në furrë, më pas fikim furrën dhe e lëmë për 15 minuta. Hapim furrën dhe nxjerrim të bardhat e vezëve, duke I shkëputur ngadalë nga letra. Kur t’i shërbejmë, rrahim panën me një rrahëse vezësh. Vendosim secilën prej ëmbëlsirave në një pjatë, mbushim qendrën me një lugë pana të rrahur, më pas dy lugë krem gështenje dhe pluhurosim me kanellë. Përfundojmë me një lugë pana të rrahur dhe e pluhurosim me pak kanellë e pluhur sheqeri. E zbukurojmë me yllin, të cilin duhet ta ndezim para se të shërbejmë pjatën.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...