Menu për festa

Supa e aromatizuar e festës

+

supepaalengngu

Të gjitha ushqimet e thata e të rënda të festave kanë nevojë të alternohen edhe me një pjatë supë, sidomos kur ka aromën e supës sonë të dimrit! Sigurisht që nuk është një pjatë për drekën apo darkën e festës por shërben për të gjitha vaktet e tjera që duhet të jenë të lehta dhe njësoj festive!

Koha e përgatitjes: 20 minuta
Niveli i vështirësisë: e lehtë

Përbërësit për 8 persona:
500 ml lëng pule
250 ml verë e bardhë
130 ml pana
70 ml qumshët
5 të verdha vezësh
Arrëmyshk
Kanellë pluhur
Gjalpë
Tul buke të bardhë
Kripë

Përgatitja:
Së pari përgatisni copat e thekura të bukës në formë yjesh apo forma të tjera festive. Skuqini bukëzat në pal gjalpë të shkrirë deri sa të marrin ngjyrë të artë.
Vini për të zier lëngun e pulës bashkë me verën. Ndërkaq bashkoni qumshtin me panën dhe të verdhat e rrahura të vezëve. Pasi lëngu të ketë zier, hiqeni nga zjarri dhe shtoni përzierjen e veëve por jo menjëehrë që most ë formohen kokrriza. Vazhdoni të përzieni pa ndalim deri sa lëngu të jetë bërë kremoz. Mund të shtoni fare pak miell për ta trashur pak. Hidheni nëpër pjata dhe shtoni bukëzat e thekura, pak gjalpë të shkrirë e më pas, nëse dëshironi, pluhurosini me pak kanellë.