Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Receta Conad nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Pjata kryesore e mishit është e thjeshtë për t’u përgatitur, mjafton të piqet dhe është gati. Gjithë sekreti I një tryeze të bukur e festive është te pjatat e mesti. Vezët e mbushura, për Pashkë, duhet të jenë një prej tyre…
Koha e përgatitjes - 20 minuta
Mund t’i zieni vezët një ditë më parë dhe t’i mbushni të nesërmen.
Përbërësit:
5 vezë • 100 g djathë Chévre ose Philadelphia ose diçka të ngjashme me të • kripë, piper • 1 karotë • 10 kokrra piper i zi
Përgatitja:
1.Në një tenxhere të vogël, ziejmë vezët për 10 minuta që nga momenti kur kanë marrë valë. I lëmë të ftohen aty dhe vetëm atëherë i qërojmë.
2.I presim me thikë një shtresë të hollë poshtë, që të qëndrojnë drejt dhe sipër një shtresë tjetër (kapelia).
3.Në një tas të vogël, mbledhim të verdhat e vezëve dhe i shtypim me pirun, shtojmë djathin, kripë e piper sipas dëshirës. Mbushim të bardhat e vezëve me kremin me djathë (me qese pastiçerie ose me lugë shumë të vogël). Me karotën bëjmë hundën dhe këmbët e zogut, ndërsa me kokrrat e piperit krijojmë sytë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...