Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Është një moment preçiz mes pranverës dhe verës, kur mungojnë frutat. Për shembull, kur portokallet e mbyliln sezonin e tyre, luleshtrydhet, ato të mirat, të pjekurat nga dielli janë ende pak larg. Prandaj edhe përfundojmë gjithnjë të marrim mollë, dardhë, o ndonjë frut ekzotik. Por, ato që mbushin pikërisht këtë ‘boshllëk’ janë nespullat. Zona të ndryshme veriore nuk i njohin prandaj po i sjellim këtu në një version që as ata që janë rritur me to, nuk i kanë provuar. Sepse nespullat, mund të jenë pjesë edhe e recetave të kripura. Mundet të jenë edhe jo shpesh të gjetshme në treg por janë frut tipik pranveror. Arsyeja e mos kultivimit të shpeshtë të tyre e për rrjedhojë edhe e një shitjeje të kufizuar, është sepse janë frut i vështirë për t’i rezistuar kohës, kjo i bën të mos jenë shumë të përhapur. Lëkura e tyre nxihet menjëherë duke bërë të qulltë edhe tulin, prandaj tregtarët, jo vetëm në Shqipëri por gjithandej, nuk rrezikojnë të ‘merren me to’. Megjithatë, tani që është koha më e mirë e tyre, dikush mundet t’i ketë ende në kopësht. Te ne, nespullat janë konsumuar si frut i freskët. Të pakta janë rastet për të cilat ato janë shfrytëzuar për të bërë prevede apo të trajtohen në formë kremoze për të përgatitur ëmbëlsira. Sot po ju sjellim një recetë të ëmbël, nesër, një të kripur...
Kek me nespulla
Përbërësit:
nespulla të pastruara nga farat dhe lëkura dhe të prera në katër pjesë
3 të verdha vezësh
75 gr miell
50 gr sheqer
80 cl panna (nëse gjeni, soje)
Përgatitja:
Së pari, ngrohni furrën në temperaturë 180 gradë. Në tavën që do përgatisni kekun, të vogël dhe të cekët, vini letër pjekje. Vini aty nespullat e prera në të gjithë sipërfaqen e enës. Rrihni fort të verdhat e vezëve me sheqerin, shtoni miellin dhe panën deri sa të përftoni një masë homogjene, kremoze. Shtojeni mbi nespullat dhe futeni tavën në furrë për rreth 30-40 minuta.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...