A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Në vend që të gatuani kekun e ëmbël që do ta konsumoni pas vaktit të kripur, bëni këtë dhe, nuk do të keni nevojë të gatuani gjë tjetër as në drekë e as në darkë!
Përbërësit për tavë me gjatësi 30x10cm ose 26cm nëse e keni të rrumbullakët:
3 vezë ● 75g miell 0 ● 75g niseshte ● 1 bustinë sodë për torta të kripura ● vaj ulliri ● 120ml qumësht me yndyrë ● 100g djathë kaçkavall të grirë ● 1 patëllxhan i mesëm ● 100g djathë i bardhë ● 70g bacon ● rigon, kripë, piper.
Përgatitja: Ndezim furrën me 180°
1.Patëllxhanin e larë e ndajmë në feta të trasha, që I lyejmë me kripë kokërrmadhe dhe i lëmë të pushojnë për një orë duke i vënë sipër një peshë. Më pas i shpëlajmë me ujin e rubinetit dhe i thajmë me letër kuzhine. Nëse nuk kemi kohë, e anashkalojmë këtë proces, por në këtë rast patëllxhanët do të thithin më shumë vaj gjatë skuqjes. Fetat e patëllxhanit i skuqim në tigan me vaj ulliri dhe i vendosim në një pjatë të sheshtë me letër kuzhine për t’i hequr vajin e tepërt. Kur të jenë ftohur, I presim në copa të vogla.
2.Ndërkohë, në një tas përziejmë miellin, niseshtenë, sodën të cilën e hedhim me sitë, vezët, qumështin, djathin kaçkavall të grirë dhe i përziejmë mirë me pirun. Shtojmë djathin e bardhë të prerë në kubikë, bacon në rripa të holla, patëllxhanin, kripë, piper, rigon dhe I përziejmë me kujdes.
3.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell. E pjekim kekun për 45 minuta afërsisht, vlen prova me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e pastër. Konsumohet si i vakët ashtu edhe i ftohtë.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...