Menu pranvere

Qofte me djathë mbi krem bizelesh

+

bibizzelq

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Qofte si këto që ka përgatitur Linda këtë pranverë, nuk keni provuar më parë! Janë shumë më të shëndetshme se llojet e tjera që kemi provuar të bëjmë në shtëpi.

Koha e përgatitjes në total - 60 minuta

Përbërësit për 4-5 persona
Për qoftet me djathë:
300 g djathë Pecorino i fortë (I stazhionuar) ose djathë tjetër kaçkavall jo me shumë kripë 2 vezë të vogla 2-3 lugë bukë të thekur të grirë 1/2 lugë e vogël Curcuma

Për kremin me bizele dhe bathë:
300 g bathë të freskëta (vetëm kokrrat) – ose bizele po nuk gjetët bathë
500 g bizele të freskëta (vetëm kokrrat) – ose të ngrira 2-3 gota ujë
gjethe borziloku kripë sipas nevojës

Na duhen gjithashtu:
200 g gjizë delesh
piper i bardhë
Curcuma
vaj kikiriku për të skuqur

Përgatitja:
1. Qoftet me djathë: në një tas, përziejmë vezët me pirun, shtojmë djathin dhe Curcuma- n, bukën e grirë dhe fillojmë të punojmë brumin me dorë. Nëse është e nevojshme shtojmë përsëri thërrime buke, nëse brumi është i qullët. Bëjmë topa të vegjël me brumin, i vëmë në një pjatë të sheshtë dhe I lëmë në frigorifer për 30 minuta.
2. Kremi me bizele dhe bathë: ziejmë bizelet dhe bathët në një tenxhere me ujin e valuar me kripë për 10 minuta (kontrollojmë bathët nëse janë zbutur), shtojmë borzilokun dhe të gjithë masën e grijmë në blender ose me frulator që zhytet, derisa të kemi një masë kremoze. Nëse dallojmë që lëkurat e bathëve nuk janë grirë mirë, e kalojmë kremin në një sitë të imët.
3. Në një tas, përziejmë rikotën me pak piper të bardhë, bëjmë topa të vegjël me duar të lagura me ujë dhe i lëmë mënjanë.
4. Në një tenxhere të thellë me shumë vaj të nxehtë, skuqim qoftet e djathit. I heqim dhe I vëmë në një pjatë me letër thithëse kuzhine për t’u hequr vajin e tepërt. Në çdo pjatë, vëmë: pak nga kremi me bizele dhe bathë, 4 qofte, topat me rikota. E spërkasim sipër të gjithën me pak Curcuma dhe disa pika vaj ulliri krudo. Kremi duhet të jetë i vakët ndërsa qoftet të nxehta.