Vajza e gazetarit Defrim Methasanit fiton betejën me sëmundjen e rëndë. Luna rrëfen çastet e vështira!
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
400 g akullore me arrë kokosi,
200 g akullore me pjeshkë,
100 g akullore me kajsi,
100 g arrë kokosi e thatë,
8 kumbulla,
lëngu i gjysmës së limonit,
1 lugë sheqer pluhur,
gjethe menteje,
1 formë gjysmë-sferike.
Përgatitja:
Presim kumbullat në feta dhe i hedhim në një tenxhere së bashku me sheqerin dhe lëngun e limonit. I ziejmë ngadalë sa të zbuten pak, por të mos iu prishet forma. Pasi të jenë gati, i lëmë mënjanë të ftohen. Akulloren me arrë kokosi e përziejmë me lëngun e ftohur të kumbullave. Formën e veshim me letër alumini dhe mbi të shtrojmë shtresën e akullores me arrë kokosi, pastaj fetat e kumbullave dhe e vendosim në ngrirje. Pas gjysmë ore vendosim akulloren me pjeshkë dhe e fusim sërish në ngrirje. Në fund shtojmë dhe akulloren me kajsi dhe e vendosim në ngrirje për të paktën 4 orë. E heqim nga forma dhe e mbulojmë me arrën e kokosit të grirë. Pritet në feta dhe dekorohet me gjethet e mentes dhe feta kumbulle.
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...
Ai është një nga zërat më të bukur në Shqipëri dhe së fundmi të gjithë fansat mund ta njohin më mi...