Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Domatet janë një nga kënaqësitë më të mëdha të verës, sa i takon ushqimit. Janë të shijshme, të ushqyeshme dhe gjithmonë praktike. Për të përfituar nga cilësia e domateve aktuale që nuk do t’I gjeni më pas shtatorit, bëjini salcë dhe ruajini në frigorifer. Kjo është receta e Blerina Bombaj.
Përbërësit:
2kg domate te pjekura mire
¼ kupe vaj ulliri ekstra te virgjer
2 koke hudhra te grira
3-4 qepe mesatare te grira
1 ½ luge te vogla kripe
¼ kupe salce domatesh
1 luge te vogel rigon te thate
½ kupe vere te kuqe
2 luge te medha uthull vere te kuqe
½ kupe borzilok te fresket
Pak piper te bluar
Përgatitja:
1. Ne nje tenxhere te madhe zieni ujin. Vendosni ne nje tas uje te ftohte akull dhe mbajeni afer tenxheres. Me thike te mprehte i cani pak domatet ne siperfaqe.
2. Vendosni domatet ne ujin e vluar per reth 1 minute, deri sa t’ju shkeputet lekura lehtesisht.
3. Me nje luge me vrima i zhvendosni domatet ne ujin e ftohte dhe i lini 1 minute.
4. Me nje thike i hiqni lekuren domateve.
5. I prisni domatet ne gjysem dhe i largoni farat duke ruajtur lengun. Grini domatet e qeruara dhe i lini menjane.
6. Vini vajin e ullirit ne tigan mbi zjarr mesatar. Shtoni hudhrat dhe gatuani duke perzier, rreth 2-3 minuta. Shtoni qepet dhe kripen, perzieni dhe mbuloni me kapak, i kontrolloni vazhdimisht deri sa te zbuten, rreth 12 minuta. Hidhni salcen e domateve dhe rigonin dhe i lini duke i perzier vazhdimisht per rreth 2-4 minuta.
7. Shtoni veren dhe uthullen, prisni te vlojne duke perzier. I gatuani deri sa te avulloje uji, rreth 2 minuta. Shtoni domatet dhe lengun qe mund te kene leshuar nga heqja e farave dhe i lini te marrin vale duke i perzier shpesh. Ulni pak zjarrin dhe lini qe te gatuhen ngadale duke perzier, rreth 25 minuta.
8. E largoni tiganin nga zjarri, i shtoni borzilokun dhe piperin. E hidhni salcen ne blender dhe e bluani deri sa te fitoj perberjen e preferuar.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...