Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Në stinën e verës, një fokaçe, sidomos kur është e shoqëruar me produkte deti të skarës, është zgjidhja më e mirë për drekë. Nuk ju mban për shumë kohë në restorant, nuk iu rëndon dhe ka gjithë shijen e aromën e verës brenda.
Nga Alessandro Gianpietro Fotografia Armand Habazaj
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
Për fokaçe, 1kg miell, 500ml ujë i vakët, 7g maja birre, 30g vaj ulliri, 1 lugë kafe sheqer, 20g kripë, 12 kallamarë mesatarë, 24 karkaleca, 1kg spinaq, 400g domate, 100g miell, 2 limon, 8 lugë gjelle vaj ulliri, 50g majdanoz, kripë, piper.
PËR FOKAÇEN: Në një enë të vogël hedhim vajin, majanë dhe sheqerin. Pasi i përziejmë mirë i vendosim në banjëmari në ujë të vakët, për 10 minuta. Shtojmë miellin dhe kripën dhe e punojmë mirë derisa brumi të mos ju ngjitet nëpër gishta. E lëmë brumin të vijë për rreth një orë dhe pastaj formojmë katër topa nga 250g. Formojmë nga një picë dhe i fusim në furrë për t’u pjekur. Ndërkohë ngrohim grilën ose tiganin grilë dhe pjekim kallamarët e kaluar në miell dhe karkalecat.
I pjekim nga të dyja anët. Nga ana tjetër, në një tigan me pak vaj ulliri zverdhim një thelb hudhër, e heqim dhe shtojmë spinaqin e zierë dhe të kulluar dhe e skuqim në zjarr të fortë. Si të jetë gati e shtrojmë mbi fokaçe, vendosim kallamarët dhe karkalecat dhe i spërkasim me salcë të përgatitur me lëng limoni, vaj ulliri, majdanoz dhe kripë e piper.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...