Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 fileto pule të plota, 2 speca të kuq, 100g djathë kaçkavall, gjysëm gotë verë e bardhë, 4 degë nenexhik të freskët,
PËR KREMIN: 300ml qumësht, 2 lugë miell, 1 vezë, 100ml pana, 50g gjalpë, 1 paketë zaferano, kripë, piper
Presim filetot e pulës për së gjati por jo deri në fund, i hapim dhe i rrahim me ndihmën e një rrahëseje mishi. Të përgatitura në këtë mënyrë i spërkasim me kripë, vaj dhe piper të zi dhe i lëmë mënjanë. Specat i pastrojmë dhe I ndajmë përgjysmë. Në çdo fileto pule vendosim speca të kuq, djathë të bardhë dhe gjethe nenexhiku dhe i mbështjellim role me ndihmën e kruajtëseve të dhëmbëve. Të mbështjella kështu, skuqen nga të gjitha anët në tigan të nxehtë me pak vaj ulliri. Si të kenë marrë ngjyrë, i shuajmë me verë të bardhë dhe i lëmë të ziejnë 8–10 minuta. I heqim nga tigani dhe i lëmë mënjanë, të mbuluara. Lëngun e mbetur në tigan e kullojmë dhe e mbajmë mënjanë. Në një tenxhere të vogël shkrijmë gjalpin dhe hedhim miellin, i përziejmë bashkë dhe shtojmë ngadalë qumështin duke e përzierë vazhdimisht në zjarr të ngadaltë derisa të trashet. Mbi masën hedhim panën, 2–3 lugë nga lëngu i filetove, kripë, piper të zi dhe zaferanon dhe i përziejmë sërish në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet një salcë uniforme. Filetot e pulës i vendosim në një pjatë dhe i mbulojmë me kremin e përgatitur. Zbukurohen sipas dëshirës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...