A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
PËRBËRËSIT PËR 8 PERSONA: 800g midhje, 16 karkaleca të mëdhenj, 8 skampi, 400g kallamarë, 300g vongole, 500g oriz, 200g bizele, 200g speca te kuq, 2 limonë, 1 litër lëng perimesh, 1 gotë verë e bardhë, 2 tufa majdanoz, 1 zarf zaferano, 3 thelpinj hudhër, 8 lugë gjelle vaj ulliri, kripë e spec djegës sipas dëshirës.
PËRGATITJA: Presim kallamarët unazë, shpëlajmë vongolet, pastrojmë midhjet dhe i vendosim të gjitha nëpër tasa duke përfshirë edhe karkalecat dhe skampit. Grijmë hollë majdanozin dhe e lëmë mënjanë. Marrim një tigan të madh dhe të cekët dhe hedhim në të vajin, hudhrën dhe specin djegës. I lëmë derisa të marrin ngjyrë të artë, shtojmë kallamarët, karkalecat, skampit dhe i skuqim duke i përzierë. Më pas shtojmë vongolet dhe një pjesë të majdanozit dhe i shuajmë me verë të bardhë. E lëmë të avullojë pak dhe hedhim bizelet dhe lëngun e perimeve. Kur të ketë marrë valë shtojmë orizin, zaferanon, kripë e piper. E lëmë të ziejë pa e përzierë, derisa të ketë avulluar gjysma e lëngut. Gjatë kohës së zierjes marrim një tigan tjetër dhe hedhim pak vaj ulliri e një thelb hudhër. Kur të jetë nxehur hedhim midhjet dhe një pjesë majdanoz dhe I përziejmë që të hapen. I kalojmë disa herë në tigan dhe më pas i lëmë mënjanë. Presim specat në fije të gjata dhe pastaj i skuqim në një tigan me pak vaj ulliri. Kur lëngu i paella-s të ketë mbetur në gjysmë, e fusim në furrë në temperaturë 220 gradë derisa orizi të thithë gjithë lëngun dhe të marrë ngjyrë të artë sipër. Si të jetë gati, e nxjerrim nga furra dhe sipër vendosim midhjet duke i spërkatur edhe me lëngun e tyre, shtojmë specat, majdanozin e mbetur dhe feta limoni. Paella marinera është gati.
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...