Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nuk do t’i rekomandonim, në këto ditë të nxehta, qoftet me mish! Së pari sepse do ndiheni të rënduar dhe së dyti sepse më vonë, nuk do të keni mundësi t’i shfrytëzoni kaq mirë patëllaxhanet. Është një recetë që mund ta hanë edhe fëmijët që u bëjnë naze perimeve!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit:
• 500 g patëllxhanë • 150 g djathë kaçkavall që shkrin, i prerë në kubikë jo shumë të vegjël • 60 g djathë Parmigiano i grirë ose 50 g kaçkavall i grirë • 4-5 kokrra vezë • 3 thelpinj hudhër • 1 tufë majdanoz • 1 spec djegës (një pjesë të tij) • bukë e thekur e grirë • kripë e piper sipas dëshirës • vaj kikiriku për t’i skuqur
Përgatitja:
1.Patëllxhanët, të larë dhe të tharë i shpojmë në disa vende me majën e thikës dhe fusim aty copa hudhre (vetëm të 2 thelpinjve). I vëmë në tavën e furrës me letër furre dhe i lëmë të piqen në furrën e ngrohur më parë në 200° C derisa të shohim që lëkura është vyshkur dhe hiqet lehtësisht.
2.I heqim nga furra, i vëmë në një tas, i mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe i lëmë të ftohen. Kur të jenë ftohur, u heqim lëkurën dhe tulin e kalojmë në një sitë që t’i heqim lëngun, duke i shtypur mirë me dorë.
3.Në tasin ku kemi hedhur tulin e patëllxhanëve të shtrydhur nga uji, shtojmë 2 vezë, djathin Parmigiano, thelbin e hudhrës që na ka mbetur (të shtypur me shtypësen e hudhrave), pak spec djegës të grirë, kripë e piper dhe majdanoz të grirë. I përziejmë të gjitha me dorë ose me lugë druri.
4.Me brumin, bëjmë me dorë qofte të rrumbullakëta, u fusim në mes një copë djathë, i ngjeshim mirë që të mos dale djathi gjatë skuqjes, i lyejmë me vezët e rrahura më parë me pirun, më pas me bukë të thekur të grirë duke i shtypur fort që ajo të ngjisë te qoftja, dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë. I heqim dhe i vendosim në pjatë me letër thithëse kuzhine që t’u heqim vajin e tepërt.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...