“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Gjatë gjithë këtyre ditëve, jemi përpjekur të sjellim receta verore që nuk kanë vështirësi në përgatitje dhe mund të realizohen me përbërës fare të thjeshtë. Një prej tyre është edhe kjo recetë e përgatitur nga Linda që shijon aq shumë e me të cilën mund të kalosh vakte të shëndetshme!
Për 4 persona duhen:
» 500gr gjizë
» 5/6 dege timo
» 10 ullinj pa bërthamë
» 4 lugë gjelle me djathë Parmigiano të grirë
» 2 vezë të mëdha ose 3 të vogla
» 3 domate të pjekura të forta
» 1 kastravec i vogël
» 3 qepë të njoma
» 3 lugë gjelle vaj ulliri
» 2 lugë gjelle uthull balsamike
» lëngu i ½ limoni
» kripë, piper
Përgatitja:
Ndezim furrën në 180°.
1. Heqim gjethet e timos nga degët, ndajmë ullinjtë në rrathë të vegjël.
2. Në një tas përziejmë rikotën, gjethet e timos, rrathët e ullinjve, Parmigianon dhe vezët. Pasi i përziejmë mirë, i hedhim te tava e lyer më parë me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë për afro 35 minuta ose derisa të ketë marrë ngjyrë.
3. Ndërkohë, përgatisim tartar me zarzavatet: domatet e lara i ndajmë në kubikë të vegjël, po kështu edhe kastravecët e qëruar. Qërojmë qepët dhe i presim edhe ato në kubikë. I hedhim të gjitha në një tas dhe i spërkasim me vaj ulliri, lëngun e limonit dhe uthull balsamike. E rregullojmë për kripë e piper. E lëmë të pushojë në vend të freskët.
4. Kur torta të jetë pjekur, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti, e heqim nga tava dhe i hedhim sipër tartaren e përgatitur më parë.
5. E shërbejmë të prerë në copa.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...