Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Speci i kuq është një nga perimet më të shijshme të këtij sezoni. Gjatë dimrit, përveç se i kushtueshëm, nuk ka asnjëherë të njëjtën cilësi. Ende nuk kanë dalë ato specat e kuqe, rrumbullake, të Korçës por në pritje të tyre, përdorini në këtë quiche, ato që gjenden në treg.
Përbërësit:
1 petë sfoliat
1 spec i kuq, 1 spec i verdhë
1 kungull
disa feta djathi Emmental ose djathë tjetër që shkrihet në furrë
1 kokërr
vezë
fara susami
kripë e vaj ulliri
Përgatitja:
1.Specat dhe kungullin i ndajmë në feta shumë të holla me qëruesen e patateve. Tavën e mbulojmë me letër furre ose e lyejmë me gjalpë e miell.
2.Vendosim petën sfoliat në tavë, rendisim fetat e djathit pranë njëra-tjetrës ndërsa perimet i vendosim në formë rrethi duke renditur herë specat e herë kungujt. Rrahim vezën me pirun dhe me të lyejmë si anët e brumit ashtu edhe perimet. E spërkasim sipër me fara susami dhe e pjekim në furrën e ngrohur paraprakisht në 180° për rreth 30 minuta.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...