Menu vere

Qumështor me dy petë

+

byrerek

Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj

Ky nuk është qumëhstori klasik me të cilin jemi mësuar por një formë thuajse e ngjashme me të. Është një krostatë e mbushur me buding, përbërësit janë thuajse ata, ndryshon vetëm mënyra e gatimit.

Përbërësit për brumin frola, për tavë me diametër 26 cm:
370 g miell
150 g sheqer pluhur
3 kokrra vezë
150 g gjalpë i butë si krem
një majë thike kripë

Përbërësit për mbushjen:
1 bustinë buding me vanilje (pako gati)
50 g sheqer
500 ml qumësht

Përgatitja:
1. Në një tas, hedhim miellin dhe kripën, hapim një gropë në mes dhe shtojmë gjalpin. E punojmë me majat e gishtave dhe kur të jenë përzier mirë, hapim përsëri një gropë në mes dhe shtojmë vezët. E punojmë brumin përsëri me majat e gishtave, derisa të jetë përzier mirë me vezët.
2. Më pas, në tavolinën ku kemi hedhur pak fare miell, e punojmë me dorë derisa të përftojmë një brumë homogjen. E mbulojmë me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë për 1-2 orë në frigorifer (mund të përgatitet dhe 1-2 ditë më parë).
3. Ndërkohë, përgatisim budingun me qumështin sipas udhëzimeve te paketimi. E lëmë të ftohet. Pasi të ketë kaluar një orë, e punojmë brumin frola me dorë për ta zbutur, e ndajmë në dy pjesë ku njëra të jetë më e madhe, pasi do të jetë baza.
E hapim bazën me petës, e vëmë në tavën e lyer me gjalpë e miell, hedhim budingun dhe e mbulojmë sipër me petën tjetër të brumit duke mbyllur mirë anët e petës, që të mos dalë kremi gjatë pjekjes. E pjekim për 40 minuta afërsisht ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë. Pasi të jetë pjekur dhe ftohur në temperaturë ambienti, e ruajmë në frigorifer të mbuluar me letër alumini.