Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Përbërësit e recetës së mëposhtme janë të lehtë, të shëndetshëm dhe do t’jua bëjnë shumë të lehtë punën në kuzhinë. Nuk kërkon më shumë se 30 minuta kohë dhe është aq e shijshme sa do kërkoni ta përgatisni sërisht brenda javës. Nga Linda Fishta/ Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit për 4 persona:
400-500 g gjoks pule
250 g kos i bardhë
miell
1 lugë gjalpë
1 limon organik
kripë
Përgatitja:
1. Ndajmë pulën në rripa të hollë, i lyejmë me pak kripë e miell dhe më pas i skuqim në tigan ku kemi shkrirë pak gjalpë. I përziejmë herë pas here me lugë druri dhe kur mishi të ketë marrë ngjyrë, shtojmë kosin.
2. E lëmë tiganin në zjarr derisa kosi të jetë trashur. Përpara se ta heqim nga zjarri shtojmë lëng limoni dhe e përziejmë.
3. Pas një minute e heqim nga zjarri dhe e shërbejmë menjëherë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...