“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
A nuk është një darkë e shijshme? Kërkon fare pak kohë për t’u përgatitur dhe nuk iu rëndon stomakun...Mund ta provoni edhe pa peshk ton ose në vend të tij të përdorni salmonin, sipas dëshirës!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Koha e përgatitjes - 10 minuta
Koha e pjekjes - 35 minuta
Përbërësit:
1 brumë Brisée gati
1 konservë peshku ton me vaj ulliri (160 g)
120 g djathë Mozzarella
disa kokrra domate qershiza
50 g djathë kaçkavall i grirë
3 kokrra vezë
200 ml pana
1-2 lugë ujë
1/2 lugë e vogël hudhër pluhur - ose dhe më pak nëse nuk ju pëlqen
krip e piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Vëmë petën e brumit në tavën ku kemi shtruar letër furre ose e kemi lyer me pak vaj. E shpojmë me pirun dhe shpërndajmë peshkun ton, të cilit ia kemi kulluar më parë vajin dhe e kemi tharë me letër thithëse kuzhine.
2. Rrahim vezët me pirun në një tas, shtojmë panën, ujin, kripën e piperin dhe më pas e hedhim në tavë. Shpërndajmë djathin Mozzarella në copa, domatet dhe djathin e grirë.
E pjekim për 35 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...