Siç nuk i keni parë asnjëherë, VIP-at shqiptarë pastrojnë stallën dhe mjelin lopën në “Ferma VIP”
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Përbërësit për brumin për një tavë 26 cm të lyer me gjalpë e miell
150g miell ● 30ml vaj ulliri ● 70ml ujë ● ½ lugë verë e bardhë (nëse nuk
e keni, nuk është problem) ● ¼ lugë kafeje me kripë
Për mbushjen: 250-300g djathë dhie i freskët ose Brie ● 2-3 mollë
Golden ● 2 lugë bukë të thekur të grirë ● 4 lugë fara luledielli ● 1 vezë
Përgatitja:
1.Në fillim përgatisim brumin duke i përzier të gjithë përbërësit në një tas.
Hapim brumin me petës në formën e tavës. E shpojmë me pirun dhe nëse keni kohë lëreni të pushojë për 30 minuta në frigorifer.
2.Sipër petës shpërndajmë bukën e thekur të grirë dhe gjysmën e farave të lulediellit.
3.Në blender grijmë ½ mollë me djathin dhe vezën dhe kur të jenë bërë si krem homogjen i shpërndajmë sipër bazës.
4. Mollët e qëruara dhe të ndara në feta i vëmë tani në tavë, i spërkasim sipër me farat që na kanë mbetur.
E pjekim për 40 minuta në furrën e ngrohur më parë me 190°. Nëse është nevoja, e mbulojmë me letër alumini që të mos skuqet shumë nga fundi i kohës së pjekjes. E shërbejmë të ftohtë.
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...