Miss Sara: Nuk quhesh k*rvë me 4 lidhje në vitin 2024
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Në ndryshim nga rizotoja klasike, receta e mëposhtme ka më pak përbërës, kërkon më pak kohë për t’u përgatitur dhe është tipike një pjatë vjeshtore.
Përbërësit për 4 persona:
350g oriz ± 1 qepë e vogël ± ½ gotë verë e bardhë ± 250g salsiçe të freskëta ± 30g kërpudha porçini të thata ± 50g gjalpë ± 50g djathë Parmigiano ± lëng zarzavatesh i valuar ± 1 bustinë shafran ± majdanoz i freskët
Përgatitja:
1. Salsiçeve u heqim lëkurën dhe i copëtojmë në thërrime. Kërpudhat i vëmë në një tas me ujë të vakët të hidratohen.
2.Qepën e grijmë hollë dhe e skuqim në tenxhere me 30gr gjalpë. Shtojmë salsiçet dhe kur këto të jenë skuqur, i shuajmë me verë. Hedhim orizin, e skuqim për pak minuta dhe shtojmë kërpudhat dhe pak nga uji i tyre. Shtojmë lëng të valuar sipas nevojës derisa orizi të jetë zier. Kur mungon pak kohë që orizi të jetë zier, hedhim shafranin e tretur me pak ujë.
3.Kur orizi të jetë zier, e përziejmë me gjalpin që na ka mbetur dhe djathin Parmigiano. E shërbejmë me majdanoz të grirë të freskët.
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...