Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Dhurata Thanasi Daneri
Kungulli vjeshtak, që vijon të jetë i pranishëm në treg edhe në muajt e dimrit, është një nga kënaqësitë e tryezave të kësaj stine. Mund të përdoret në shumë mënyra por supa, ngelet receta më e përhapur dhe e shëndetshme!
Përbërësit 4 persona:
2 kunguj te vegjël ● 2 thelpinj hudhër ● 3 qepujka ● 1kg lëng mishi pule ● 2 lugë gjelle vaj ulliri ● 3-4 gjethe sherbele ● 24 lugë gjelle salcë kosi ● ca fara kungulli për zbukurim
Përgatitja:
1.Çajmë kungujt përgjysmë, i pastrojmë nga farat dhe i pjekim ngadalë në furrë derisa të zbuten.
2.Në një tenxhere shtojmë vajin e ullirit, qepujkat dhe hudhrat e prera hollë dhe i kaurdisim derisa të zbuten.
3.Pasi kungujt te jene pjekur, iu heqim tulin dhe e shtojme ne tenxhere se bashku me lengun e mishit te pules.
4.E lëmë të ziejë për gati 20 minuta.
5.Supën e përgatitur e kalojmë në mikser derisa të bëhet kremoze.
6.E hedhim përsëri në tenxhere dhe e rregullojmë për kripë.
7.Shtojmë gjethet e sherbelës.
8.E ndajmë nëpër pjata ose sipas dëshirës dhe në kungujt e zbrazur nga tuli.
9.E zbukurojmë me salcë kosi, fara të pjekura kungulli dhe vaj ulliri te freskët.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...