Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Dafina është një ndër ato bimë historia e së cilës është e lidhur ngushtë me historinë e zhvillimit të qytetërimit grek dhe romak, duke u shndërruar kështu në simbolin e lavdisë, paqes dhe sigurisë dhe jo vetëm. Mirëpo përveç rolit që luan në përmirësimin e shijes së gatimeve të ndryshme, dafina dhe vaji esencial i saj përmbajnë shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Gjethet e dafinës janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ajo përmban si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi. Por përveç konsumit të zakonshëm në formën e gjetheve, Living ju zbulon si të bëni vaj dafine në kushte shtëpie.
Për të përgatirur vaj dafine ju nevojiten: 250 gr gjethe dafine, 1 gotë uji me vaj bajamesh të ëmbla (200ml) dhe një enë qelqi.
Lani fillimisht gjethet e dafinës dhe thajini me kujdes. Shtrojini një mbi një në enën e qelqit që do të përdorni. Më pas shtoni vajin e bajameve të ëmbla. Mbylleni vazon dhe lëreni në një vend të errët për 40 ditë. Filtroni vajin e përftuar dhe përdoreni për gjendjen e mëposhtme shëndetësore:
1.Ndihmon në rritjen e flokëve, hidratimin e skalpit të kokës dhe pengon veprimin e radikaleve të lira.
2.Ushqen lëkurën e thatë dhe ndihmon në trajtimin e plagëve të krijuar gjatë depilimit me brisk.
3.Ul ndjeshëm temperaturën e lartë në rast virozash stinore dhe gripi.
4.Një lugë gjelle me vaj dafine arrin të qetësojë dhimbjet premenstruale.
5.Mund ta përdorni si vaj masazhues në raste se keni dhimbje muskulare.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...