Orakulli i kuzhinës

Efektet negative të ujit me gaz në organizëm, pse duhet të ndaloni menjëherë së piri këtë ujë

+

ujigazuar
Uji me gaz nuk është asgjë më shumë sesa ujë natyral në të cilin është shtuar dioksid karboni . Për DailyMail, Adam Thorne, një doktor i Mjekësisë Dentare në Londër pohoi se efektet anësore të ujit të gazuar janë alarmante. Shumica e njerëzve nuk e dinë se uji i gazuar është ekstremisht acid duke kapur nivelin e pH 3.
Flluskat e gazit mund të dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe kalimin e kohës kjo shkakton prishje dhe zverdhje të tyre.  Konsumimi i shpeshtë i pijeve acidike dhe me aditivë aromatizues mund të shkaktojë erozion të smaltit të dhëmbëve pasi aroma dhe karbonizimi ul pH (rrit aciditetin) në një nivel që potencialisht është i rrezikshëm. 
Megjithatë studimet laboratorike kanë treguar se uji , qoftë i gazuar apo jo, është shumë herë me pak i rrezikshëm në krahasim me ujërat me aroma e proteina te shtuara, ku niveli i sheqeri eshte shume i lartë. 
Burimi: The Independent