Erëzat

5 përfitimet shëndetësore të kardamomit, erëza çudibërëse që gjen përdorim kudo

+

kardamomod

Kardamomi është një erëz me një shije të lehtë e të ëmbël e aromë lulesh. Gjen përdorim të madh në kuzhinën indiane, por prej vitesh përdoret dhe nga ne. Kjo erëz është e pasur në phytonutrients dhe përmban minerale të rëndësishme si mangani, magnezim kalciumi, kaliumi dhe fosfori. Përfitimet e kardamomit përfshijnë aftësinë për të luftuar erën e keqe të gojës, presionin e ulët të gjakut, përmirësimin e tretjes etj.
1. Kundër erës së rëndë të gojës
Në një studim të kryer nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Universitetin Kurukshetra në Indi, hulumtuesit zbuluan se ekstrakti i kardamomit ka efekte antimikrobiale për bakteret e gojës, përgjegjëse për erën e keqe. Përtypja e farave të kësaj ereze do t’ju ndihmojë me këtë problem.
2. Shëndeti oral
Përtypja e farave të kardamomit mund të parandalojë gjithashtu dëmtimin e smaltit, inflamacionin e mishrave të dhëmbeve etj. Kardamomi nxit gjendrat të prodhojnë pështymë e cila ndihmon në pastrimin e gojës.
3. Ul presionin e gjakut
Përfitimet e kardamomit përfshijnë aftësinë e kësaj erëze për të ulur tensionin e gjakut. Studimet kanë treguar se kardamomi ishte në gjendje të ulte presionin e gjakut në individë të cilët sapo ishin diagnostikuar me hipertension në fazën e parë.
4. Mban nën kontroll sëmundjen e diabetit
Falë manganit, mineral që gjendet me shumicë tek kardamoni, kjo erëz mund të mbajë nën kontroll sëmundjen e diabetit. Ushqimet e pasura me mangan janë të dobishme për një person që vuan ng diabeti e duhet të ndjekë një regjim të shëndetshëm ushqimor. Studimet kanë treguar se njerëzit me diabet të cilët kanë nivele më të larta të manganit në gjak janë më të mbrojtur nga kolesteroli i keq LDL.
5. Përmirëson tretjen
Kardamomi shpesh përdoret në mjekësinë kineze dhe mjekësinë Ayurvedic për të trajtuar problemet e tretjes. Kjo erëz trajton çrregullimet gastrointestinale si fryrja dhe dhimbjen e stomakut. Gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e ulçerave të stomakut shkaktuar nga aspirina.
KUJDES: Nuk duhet të konsumoni kardamom nëse keni gurë të tëmthit. Kardamomi gjithashtu nuk rekomandohet për gratë shtatzënë ose ato që janë me ushqim me gji. DAVID WOLFE