Frutat

5 arsye pse duhet të vazhdoni të hani kungull edhe pas Halloween-it

+

Pumpkins

Ashtu si perimet dhe frutat e tjera në ngjyrë portokalli, si qitrot, karotat dhe patatet e ëmbla, edhe kungujt janë të pasur në beta karotene. Trupi e ndryshon këtë antioksidues në vitaminë A. Kjo vitaminë i nevojitet trupit për shikim më të mirë, për të luftuar bakteret dhe për të ndihmuar sistemin riprodhues të funksionojë siç duhet. Ajo ndihmon gjithashtu me zemrën, mushkëritë, veshkat dhe organet e tjera që të jenë të shëndetshme.

Forcon shikimin: Një kupë me kungull mund t’ju sigurojë 200% të sasisë së rekomanduar çdo ditë për vitaminën A. Nëse e merrni atë, sytë do t’ju falënderojnë.

Ul rrezikun për kancer: Vitamina A nga kungulli siguron një tjetër përfitim shëndetësor: një rrezik më të ulët për të zhvilluar disa lloje kanceri, si ai i mushkërisë dhe prostatës. Studimet tregojnë se ky përfitim vjen vetëm kur konsumoni ushqime me vitaminë A. Nuk mund të merrni të njëjtën mbrojtje vetëm nga suplementet e vitaminës A.

Forcon imunitetin: Përveç beta karotenes, kungujt janë të pasur edhe në vitaminë C, E, hekur dhe folate – lëndë ushqyese këto që forcojnë sistemin imunitar. Përfshirja e kungullit në ditë ndihmon në mirëfunksionimin e qelizave, luftimin e baktereve dhe shërimin më të shpejtë të plagëve.

Parandalon tensionin e lartë të gjakut: Ngjyra portokalli e kungullit tregon gjithashtu se kjo perime është e pasur në kalium. Kjo është shumë e rëndësishme për uljen e tensionit të gjakut. Farat e kungullit janë gjithashtu të pasura në minerale dhe sterolë bimorë që rrisin nivelet e kolesterolit të mirë (LDL) dhe mbajnë nën kontroll tensionin e gjakut.

Ndihmon rënien nga pesha: Kungujt janë të pasur me sasi të larta fibrash. Kjo do të thotë që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Fibrat në dietë ndihmojnë edhe shëndetin digjestiv, kështu nuk do të keni probleme me kapsllëkun.