Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Jemi në kohën më të mirë të boronicave, ndaj nuk duhet të humbisni mundësinë për të përfituar nga ky frut i vogël, por që në të vërtetë është një minierë lëndësh ushqyese dhe vitaminash. Boronicat njihen si një nga frutat me vetinë më të fuqishme antioksidante, kjo falë anthocyanin, enzima që i jep ngjyrën karakteristike të purpurt. 1 filxhan boronica i siguron organizmit 85 kalori, 21 g karbohidrate, 3.6 g fibra, 15 g sheqer, 1.1 g proteina, 114 mg kalium dhe plotëson 24% të nevojës ditore për vitaminë C.
Përfitimet shëndetësore të boronicave
1. Ulin rrezikun e sëmundjeve kronike
Antioksidantët e gjendur me shumicë tek boronicat ulin rrezikun e një sërë sëmundjesh duke reduktuar inflamacionin dhe duke luftuar radikalët e lirë.
2.Shëndeti mendor : Flavonoidet e boronicave mund të zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve që prekin trurin. Ky frut rrit qarkullimin e gjakut dhe mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.
3. Zemër e shëndetshme
Fibrat, kaliumi dhe vitaminat e tjera të në boronica ulin ndjeshëm rrezikun sëmundjeve që lidhen me zemrën. Një studim i publikuar nga Universiteti i Harvardit mbështeti teorinë se konsumimi i boronicave redukton tek gratë rrezikun e një sulmi në zemër deri në 32%.
4.Parandalon rritjen e qelizave kanceroze
Antioksidantët e tillë si vitamina C, vitaminë A dhe phytonutrients luftojnë radikalet e lira në trup, parandalojnë zhvillimin e tumorit dhe rritjen e qelizave të kancerit. Përveç kësaj, folatet në boronica kanë aftësinë për të riparuar AND.
5.Luftojnë infeksionet e traktit urinar
Bakteret që hyjnë në traktin urinar shkaktojnë infeksione që zakonisht nuk paraqesin asnjë simptomë. Antioksidantët e boronicave parandalojnë këto baktere dhe riparojnë dëmin.
6.Veti Anti-plakje
Ndoshta përfitimi më tërheqës i boronicave, vjen nga antioxidantët që ruajnë nivelin e prodhimit të kolagjenit dhe pse me moshë kjo gjë vjen duke u reduktuar. Boronicat riparojne gjithashtu dëmet e shkaktuara nga faktorë të mjedisit duke përmirësuar cilësinë së lëkurës dhe strukturës. GOODHOUSEKEEPING/ LIVING
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...