Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Avokado është një ndër frutat, për të cilin po flitet kudo ! Mund të themi që është shndërruar në një trend dhe gjithëkush që ka pasion gatimin, po eksperimenton me këtë frut për të përgatitur lloj lloj recetash! Megjithatë duhet të dini që e shoqëruar me ushqime të tjera apo jo, ju do të përfitoni po njësoj nga avokadoja ! Ja ç’ka për t’i ofruar organizmit gjysmë avokado:
114 kalori
6g karbohidrate
1g proteina
10.5g yndyrë e shëndetshme (16% e nevojave ditore)
1g yndyrë të ngopur
5g fibra
0g sheqer
345mg kalium (10% e nevojave ditore)
20mg magnez (5% e nevojave ditore)
6mg vitaminë C (10% e nevojave ditore)
0.2mg vitaminë B6 (10% e nevojave ditore)
Përfitimet shëndetësore të avocados
Të gjitha yndyrnat, fibrat dhe fitokimikate (komponente biologjikisht aktive të bimëve) të pangopura mund të :
Ulin kolesterolin e keq
Ndihmojnë zemrën tuaj: Yndyrnat dhe fibrat zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.
Reduktojnë stresin oksidativ dhe të parandalojnë inflamimin.
Studimet kanë treguar gjithashtu se konsumi i moderuar i avokados dhe yndyrnave të tjera të shëndetshme mund të ndihmojë në humbjen e peshes nëpërmjet efektit të ngopjes. Përmbajtja e ujit dhe fibrave do ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur e të kërkoni më pak ushqim për të ngrënë.
Nutricionistët rekomandojnë ngrënien e 1/4 ose 1/2 e avocados në ditë ! Ja disa receta me avokado
Makarona të ftohta me avokado dhe domate
Smoothie me avokado dhe banane
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...