Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nje nder lengjet me te perhapur dhe te konsumuar boterisht eshte ai i portokallit te shtrydhur. Vitet e fundit, ky leng akuzohet per njefare lidhje me shfaqien e kancerit te lekures –melanomes, nje nder kanceret me te rrezikshem dhe agresiv, i cili fillon me nje nishan dhe pasi arrin nje madhesi te caktuar prej vetem 4mm (dicka qe per cdo lloj tjeter tumori do te ishte shume e vogel), con ne vdekjen e individit ne nje perqindje 50% brenda 10 viteve.
Te gjitha studimet tregojne se frekuenca e shfaqies se melanomave eshte ne rritje te vazhdueshme, konkretisht ne vendet e zhvilluara dhe ne Shtetet e Bashkuara eshte dyfishuar. Per nje kohe te gjate eshte besuar se kjo situate lidhet me ekspozimin ne diell ne femijeri. Dhe nuk ka dyshim qe ky fakt qendron, sidomos ekspozimi i femijeve ne oret 11 paradite deri ne 4 pasdite.
Por, me kalimin e kohes, shkenca ka treguar se nuk mund te jete shkak vetem qendrimi nen rrezet e diellit. Per faktin e thjeshte se ekspozimi ne diell eshte nje faktor teper i vjeter dhe nuk korrespondon ndonje ndryshim i tij me ndryshimin e shpeshtesise se melanomave, pra nuk justifikohet vetem me rrezet e diellit rritja e melanomave.
Lengu i portokallit dhe melanomat
Ne vitin 2010, universiteti i Tenesise ne Memfis, publikoi nje studim mjaft interesant, i cili fajeson konsumin e lengut te portokallit te shtrydhur per kete epidemi. Eshte e vertete se, lengu i portokallit eshte shume i pasur ne “fukumarina” dhe “psoralene” – substanca teper kancerogjene per lekuren ne prezence te diellit. Per me teper, sipas te njejteve shkencetare, konstatohet se ka nje paralelizem midis konsumit te lengut te portokallit dhe frekuences se melanomave. Konsumi i me shume se nje gote leng portokalli ne dite u gjet te lidhet me rrezikshmeri me te larte te kancerit te lekures.
Atehere, nuk duhet te pime leng portokalli?
Nuk do te thoshim, por ama, personat me predispozite ndaj kancerit te lekures, si ata me ngjyre lekure te celur ose kuqalashet, ata me sy boje qielli ose jeshil, ata qe digjen shume lehte ne diell ne vend qe te nxihen, ata qe kane shume nishane apo ata qe kane familjar qe eshte prekur nga melanoma, bejne mire te mos e teprojne me lengun e portokallit, deri sa shkenca te konkludoje ne te kunderten.
Nga dietologia Blerina Bombaj
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...