Frutat

Të gjitha problemet shëndetësore që kuron një gotë lëng molle në ditë

+

lengumollesjeshikle

Një proverb e vjetër thotë se një mollë në ditë mban mjekun larg, por atëherë nuk kishte shtrydhëse frutash ndaj nuk flitej për lëngun e mollës! Për të gjitha vlerat ushqyese dhe problemet që trajton lëngu i mollës, do të shkruajmë në Living !
Lëngu i mollës bën mirë për aparatin tretës si dhe trajton problemet me jashtëqitjen. Ata që kanë probleme intestinale dhe vuajnë nga konstipacioni duhet të pinë nga një herë në ditë nga një gotë komposto frutash.
Ngrënia e një molle të ëmbël gjithashtu para ushqimit ndihmon në përthithjen më të shpejtë të lëndëve ushqyese dhe lëvizjen e zorrëve. Ata që vuajnë nga elasticiteti dhe lëvizja e ngadaltë e zorrëve, gjendje që quhet “ zorrë përtace” duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
Lëngu i mollës mund të shtojë prodhimin e neuro-transmetuesve acetilkolinë të trurit duke rritur kapacatitetin e memories. Në këtë përfundim ka dalë një ekip studiuesish nga universiteti i Massachusetts.
Molla është një burim i mirë antioksiduesish, që parandalojnë stresin oksidativ dhe përmirësojnë trafikun e neuro-transmetuesve.
Ky përfundim ka dalë nga studimi që ka bërë ekipi i drejtuar nga Thomas Shea. Shea ka treguar, mbi modelet e kafshëve, që një ushqim i pasur me mollë vonon problemet neuro-degjeneruese që vihen re me kalimin e moshës.
Sekreti janë pra antioksiduesit që kapin dhe vrasin radikalet e lira, molekula shumë aktive të cilat duke qenë se kanë një elektron me shumë të disponueshëm janë në gjendje të lidhen me molekula të tjera. living