Frutat

Vlerat e paçmuara të kumbullave jeshile të sezonit

+

kumbullajeshile

Kumbullat jeshile, për disa, janë fruti më i mirë i sezonit. Ato nisin që në muajin prill për të vijuar deri në korrik. Në fëmijëri, i kemi shoqëruar gjithnjë me kripë, kur ishin në fazën fillestare të piekjes por sot, kumbullat jeshile që i quajmë ndryshe shahine, i gjejmë të përdorshme në mjaft pjata e gatime mishi. Bashkë me qepën e perime të tjera, kumbulla jep athësinë e duhur për të plotësuar shijen. Mirëpo, përveçse e shijshme, edhe ajo ka vetitë e vlerat e saj ushqyese. Së pari përmirëson sistemin tretës dhe forcon sistemin imunitar. I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e kolesterolit në gjak, atakun në zemër, çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Kumbullat jeshile pastrojnë natyralisht zorrët prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave. Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë. Edhe diabetikët duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.