Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Sipas një studimi kryer së fundmi veza duket se është produkti më i konsumuar si vakti i parë i ditës mbarë botën, e më shumë se 63% e popullsisë nuk mjaftohen me një vezë, por mund të hanë deri në 3 kokrra të tilla në ditë. Ekspertët kanë paralajmëruar që kolesteroli i grumbulluar në të verdhën e vezës mund të bllokojë arteriet duke shkaktuar sëmundje të zemrës, megjithatë në këtë gjendje mund të arrini nëse e teproni me konsumin e vezëve.
E verdha e vezës është e pasur në proteina e vitamina dhe kërkimet shkencore kanë treguar se ushqimet me nivel të lartë të kolesterolit nuk rrisin domsdoshmërisht kolesterolin në gjak. Vezët janë të dobishme për të ngritur nivelet e kolesterolit të mirë HDL . E verdha e vezës është e pasur me lutein karotenoideve dhe zeaxanthin, të cilat ndihmojnë në shëndetin e syrit . Dy vezë në ditë mund t'ju sigurojnë 143 kalori, 13 gram proteinash dhe vetëm 10 gram yndyrë. Në të bardhën e vezëve nuk ka yndyrë të shëndetshme ndaj nëse vezën nuk e hani të gjithën sigurohuni që të mos hani të bardhën sepse e verdha është ajo që mbart vlerat ushqyese.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...