Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Para se të debatoni, hani! Gjithmonë kemi dëgjuar për të këqijat dhe “fajet” e nivelit të lartë të sheqerit. Por ja që dhe kur është i ulët, ai mund të jetë fajtor e kësaj here jo pak, por edhe për inatin apo zemërimin që ndjeni karshi bashkëshortit/bashkëshortes suaj. Të paktën kështu rezulton nga të dhënat e një studimi të fundit në SHBA . Sipas studimit, niveli i ulët i sheqerit në gjak mund t’ju bëjë agresivë e t’ju ushqejë ndjenja inati karshi bashkëshortit apo bashkëshortes suaj. 107 çifte të martuarish morën pjesë në këtë studim dhe për 21 ditë rresht atyre iu mat niveli i sheqerit në mbrëmje. Të gjithë ata me nivel të ulët, prireshin të ishin më agresivë e të zemëruar me njëri-tjetrin. Po ashtu ndikonte edhe uria dhe ishte akoma më keq kur këto kombinoheshin bashkë. Studime më të hershme kanë vënë në dukje lidhjen mes nivelit të ulët të sheqerit dhe vetëkontrollit të ulët. Ky i fundit menaxhohet nga korteksi parafrontal trunor, që është edhe rregullatori i emocioneve dhe një nga emocionet më të vështira për t’u kontrolluar, është pikërisht inati apo zemërimi. Mjekët pjesëmarrës në studim sugjerojnë që përpara një debate “të nxehtë”, të siguroheni që jeni të ngopur. Kjo vlen për bashkëshortin, shefin apo kolegun. Njerëzit e uritur janë shpesh njerëz të acaruar
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...