Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Sallata, ose siç e specifikojmë në shqip ''sallatë jeshile", është një ndër ushqimet më të shëndetshme dhe të shijshme që nuk mungon kurrë në tryezën tonë. Për fat të mirë gjendet në të gjitha stinët e vitit, çka na lejon të përfitojmë nga vlerat e saj ushqyese në çdo moment. Living ju njeh me 3 arsyet pse nuk duhet ta ndani kurrë nga kuzhina sallatën:
1. Ndihmon rënien nga pesha: Sallata përmban fibra të tretshme në ujë që jo vetëm ju ngopin, por përmirësojnë tretjen, duke ju ndihmuar të keni kontroll afatgjatë të peshës. Fibrat e sallatës eleminojnë po ashtu kripërat bilare nga trupi.
2.E shëndetshme për shëndetin e zemrës: Vitamina C që gjendet në sallatë dhe beta-karoteni punojnë së bashku për të parandaluar oksidimin e venave dhe pengojnë formimin e mpiksjeve të gjakut duke përmirësua aktivitetin metabolik të zemrës.
3.Lufton pagjumësinë: Lëngu i bardhë që shikoni kur prisni apo ndani gjethet e sallatës quhet lactuarium. Ai ka efekt relaksues dhe përgjumje të ngjashme me valiumin, por pa efekte të forta anësore. Konsumoni disa gjethe të sallatës ose bëni lëng sallate para se të flini.
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...