Perimet

4 arsye përse nuk duhet ta hiqni spinaqin nga tavolina gjatë këtij sezoni

+

 

leone

Nëse bëni pjesë në grupin e njerëzve që janë rritur me serialin e famshëm vizatimor “Braccio di Ferro” nuk mund të mos keni fiksuar në kujtesë imazhin e marinarit krahëhekur që hante vazhdimisht spinaq. Madje nuk është aspak çudi që për shumë vite të keni vazhduar së besuari se kush ha spinaq është i, e fortë. Por, perimja jeshile e dimrit sjell edhe një sërë dobish të tjera për shëndetin që ju ftojmë t’i zbuloni si më poshte:
1.Forcon kujtesën: Spinaqi përmban antioksidantë të shumtë; vitamina A,B6 dhe C që forcojnë aftësitë memorizuese të njeriut dhe luftojnë sëmundjet degjenerative të trurit.
2.Parandalon problemet e shikimit: Ndër antioksidantët kryesorë të spinaqit përmendim beta-karotenin dhe luteinën që mbrojnë sytë nga veprimi i radikaleve të lira dhe parandalojnë infeksionet e ndryshme.
3.Parandalon arteriosklerozën: Arterioskleroza është një ndër sëmundjet më të rrezikshme që kanos shumë njerëz të moshës mbi 30 vjeç. Ajo shkaktohet nga trashja dhe ngurtësimi i mureve të arterieve. Studimet e ndryshme kanë provuar se luteina, një ndër antioksidantët kryesorë të spinaqit parandalo këtë sëmundje të rrezikshme.
4.Parandalon osteoporozën: Spinaqi përmban vitaminë K. Kjo vitaminë, e cila nuk është shumë e njohur, është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse nuk lejon shpërbërjen e kalciumit në eshtra, dhëmbë dhe thonj.