Perimet

5 arsyet përse duhet të hani çdo ditë domate, çfarë dobish sjellin ato për shëndetin

+

pomodoro 1200x800

Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen. Kjo substancë u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet. Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Sistemi imunitar: Likopeni është një antioksidues i fuqishëm, lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Për shkak të kësaj, ushqimet e larta në likopene, si domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë, stomakut ose prostatës. Disa studime sugjerojnë se domatet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, fyti, goja, gjiri dhe mitra.

Zemra: Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e nivelve të LDL-së ose kolesterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Lëndë të tjera ushqyese tek domatet, si vitaminat B dhe E, dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sytë: Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve. Disa studime madje sugjerojnë se domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën, një ndër shkaqet kryesore të verbimit të njerëzve.

Mushkëritë: Disa studime kanë treguar se domatet mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma, si dhe mund të parandalojnë emfizemën, një gjendje që dëmton ngadalë alveolat e ajrit në mushkëri. Kjo falë antioksiduesve si likopeni, luteina dhe zeaksantina, që luftojnë substancat e rrezikshme në tymin e duhanit, shkaktari kryesor i emfizemës. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth këtyre efekteve.

Shëndeti oral: Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti në të njëjtën mënyrë siç mund të parandalojë kancerin, duke parandaluar radikalet e lira. Por, për shkak të dozave të larta në acid, konsumimi i domateve të freskëta mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate. Është mirë të prisni të paktën 30 minuta.