Perimet

Mënyrat e duhura sesi duhen ruajtur perimet dhe frutat

+

storaggert

Të konsumosh gjithçka që blen është një shenjë që ju dini të bëni pazar apo thjesht dini si t’i ruani perimet apo frutat. Të gjithëve na ka ndodhur që këto të fundit të na vyshken apo të na kalben në frigorifer, e pa ditur arsyen e vërtetë ne gjejmë 1001 arsye të tjera për të shpjeguar diçka për të cilën kemi vetë faj.
Edhe pse frigoriferi na e bën shumë më të lehtë ruajtjen e ushqimeve të caktuara, për disa produkte duhet të tregojmë një kujdes specifik.Më poshtë do të rendisim disa këshilla të thjeshta në mënyrë që të ruani frutat dhe perimet në mënyrën e duhur.
1. Mbani prodhimet e freskëta larg nga soba me gaz
2. Mbajini larg nga të nxehtit apo tymi
3.Mos i prisni në momentin që do i fusni në frigorifer, por në momentin qe do i gatuani
4.Vendosini perimet jeshile si sallata apo spinaqi në një vazo me ujë. Në këtë mënyrë fletët e tyre nuk do të nxihen
5.Qepët duhen ruajtur në vend të thatë dhe me temperaturë normale.
6.Që patatet të qëndrojë të freskëta e të mos nxjerrin sythe vendosini pranë mollëve . Kini kujdes mos i vendosni pranë qepëve pasi në këtë mënyrë do të prishen më shpejtë.
7.Sallatën jeshile nuk duhet ta vini pranë domateve. Domatet leshojne lagështirë e në këtë mënyrë gjethet e sallatës do të vyshken shumë më shpejtë.
8.Kërpudhat ruajini gjithmonë në frigorifer