pierre cardin2

Perimet

Perimet që forcojnë trurin e fëmijës

+

perimetdher

Në rast se fëmija i refuzon perimet, ju nuk duhet të dorëzoheni, por duhet të përpiqeni t’ia shërbeni në mënyrë argëtuese, në formë qoftesh ose tortash të kripura. Në to gjenden thuasje të gjitha vlerat ushqyese kryesore e për një kujtesë të mirë truri i fëmijës ka nevojë për:
Vitamina A Gjendet te kajsitë, bostani, shpargujt, karotat, cikoret, marulja, pjepri, specat e kuq, domatet, spinaqi.
Vitamina C Gjendet tek agrumet, luleshtrydhet, kivi, mjedra, mango, papaja, specat, domatet.
Vitamina E Gjendet te vajrat vegjetalë (vaj luledielli, vaj misri, vaj ulliri) avokado, bajame, arra, etj.
Vitamina B Gjendet te drithërat integrale, farat vajore, bathët, perimet, peshku, veza dhe bulmetrat.
Omega 3 Gjendet në të gjithë llojet e peshqve, veçanërisht tek ata të mëdhenjtë si salmoni, toni, harenga, sardelet dhe skumbria.
Magnezi Gjendet te drithërat integrale, bimët bishtajore, bajamet, kungujt, bananet.
Kolina Gjendet te perimet, e verdha e vezës (e pasur në fosfatidiserinë, e nevojshme për kujtesën) drithërat dhe bimët bishtajore.