Siç nuk i keni parë asnjëherë, VIP-at shqiptarë pastrojnë stallën dhe mjelin lopën në “Ferma VIP”
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
E mira është që, në përgjithësi, qoftet t’i piqni në furrë. Kështu i kurseni vetes ca vaj më shumë por edhe shkurtoni kohën e përgatitjes. Në këtë kohë, kungujt sapo kanë nisur dhe do të jenë në cilësinë e tyre më të mirë. Shijojini në mënyra të ndryshme!
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Përbërësit:
2 kunguj • 1 kokërr vezë • 4 lugë bukë e thekur e grirë (sipas nevojës, sepse varet
nga madhësia e kungujve) • 100g djathë i bardhë • 50g Parmigiano i grirë • kripë, gjethe mente (sipas
dëshirës) • vaj ulliri • vaj për skuqjen
Përgatitja për qoftet në furrë:
1.Ndezim furrën në temperaturën 180°C.
2.Në një tas grijmë kungujt me rende që ka vrima të mëdha, shtojmë vezën, djathin e bardhë të thërrmuar, djathin Parmigiano, gjethet e mentes të copëtuara imët me dorë dhe bukën e grirë sipas nevojës. I përziejmë me dorë dhe u japim qofteve formë.
3.I vëmë në një tavë me letër furre dhe me ndihmën e një furçe, i lyejmë me vaj ulliri nga të dyja anët. I pjekim për rreth 20 minuta në temperaturën 180°C duke i kthyer nga të dyja anët. Nëse qoftet i skuqim, i vendosim mbi një pjatë me letër kuzhine që t’u thithim vajin e tepërt. I shërbejmë me sallatë sipas dëshirës.
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...