Perimet

Role patëllxhani me djathë të bardhë dhe erëza të njoma

+

patlllxhxhrroll
Receta nga Erion Gumeni, Fotografia Armand Habazaj

Një recetë e thjeshtë me patëllxhan që mund të jetë ide shumë e mirë për pjatë mesi, që shoqëron menunë e mishit.

PËR 6 PERSONA:
1kg patëllxhan, 1 kavanoz speca gogozhare, 1 kavanoz kastravecë turshi, 1 tufë qepë të njoma, 2 hudhra të njoma, 1 gjethe dafinë, vaj ulliri, kripë, piper kokërr, majdanoz.

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta të holla vertikale dhe pasi i skuqim në një tenxhere me shumë vaj i vendosim në një enë ku kemi shtruar më parë letër kuzhine. Marrim specat gogozhare dhe i presim si patëllxhanët. I vendosim edhe kastravecin edhe specin sipër fetës së patëllxhanit dhe i rrotullojmë së bashku. Qepët, hudhrat, grihen hollë dhe bashkohen me erëzat e tjera dhe shtrohen në fund të një tave balte. Vihen patëllxhanët sipër dhe pastaj hidhet vaj ulliri. Shërbehen të ftohta.