Perimet

Shporta e frutave dhe perimeve të dimrit nga dietologia Rolina Naço, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezë

+

winter seasonal vegetables1

Nga Rolina Naço, dietologe klinike
Jemi ende në stinën e dimrit dhe perimet dhe frutat jane ende disi të kufizuara! Ja disa perime që janë të stinës apo që mund të mirëmbahen edhe në dimër dhe na sigurojnë vlera ushqimore më të larta se ato që janë jashtë stine dhe me pak ngarkesë në pesticid!
PERIMET : Kungull dimri i verdhë: me të mund të përgatisni ëmbëlsira, byrek, kek, supë. Presh: mund të përgatisni byrek me miell misri, gjelle me mish apo me pule, sallatë,supë apo dhe peshk në furrë me pak karotë. Karota: mund të përgatisni sallatë, supë, ëmbëlsira etj. Lakër dhe lakër brukseli: mund të përgatisni gjellë, turshi, sallatë. Qepë: mund të përgatisni sallatë, byrek, supë, gjellë, tavë. Patate: mund të përgatisni pure, sallatë, supë, gjellë. Panxhar: mund të përgatisni sallatë, pure, supë, turshi
FRUTA TË THATA: Frutat e thata janë produkte kryesisht të vjeshtës, por edhe në stinën e dimrit kanë një cilësi shumë të mirë, ndaj dhe mund të gjenden më lehtë ato të vendit. Këshillohet të blihen me lëvoren e tyre pasi është mënyra më e mirë për të ruajtur vlerat ushqimore dhe për të shmangur marrjen e mykut apo të baktereve që kanë prirje të zhvillohen kur ato janë pa lëvore dhe nuk ruhen në kushtet e duhura. Ulliri është nje produkt që është në cilësinë e tij më të mirë dhe që nuk duhet të mungojë nga tryeza burimi më i mirë i acideve yndyrore.
FRUTA
Këtu kemi pak kufizime, ndaj dhe do të duhet të përdorim fantazi për të përdorur mënyra të ndryshme konsumimi. Mollë: komposto, lëng, ëmbëlsira apo kek Ftonj: komposto, ëmbëlsira Kivi: në ëmbëlsira Agrume: ëmbëlsira dhe lëng
LEGUMET: Janë një burim shumë i mirë për të marrë vera ushqimore në dimër. Fasule, pllaqi apo fasule me ngjyra të ndryshme: çfarë mund të bëjmë pure, sallatë, supë, gjellë, byrek. Thjerrëza me ngjyra të ndryshme: çfarë mund të bëjmë pure, sallatë, supë, gjellë. Kockulla: çfarë mund të bëjmë pure, byrek, supë, sallatë e ftohtë. Qiqra: çfarë mund të bejme pure, sallatë, supë, gjellë, qofte.