A do mbetemi pa çokollatë? Çmimi i kakaos arrin vlerën më të lartë në histori
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Në furrë, të gjalla, në salca, të mbushura, brenda në vaj, në uthull; janë të shumta mënyrat për të gatuar specat. Vetëm se, në të gjitha rastet, përjashto kur i hamë të gjalla, është e këshillueshme të hahen pa lëkurë në mënyrë që të mos e rëndojnë shumë stomakun, për rrjedhojë, tretjen.
Kur vjen fjala te specat, të gjithëve na vjen ndër mend aroma e tyre kur skuqen, me pak hudhër e djathë të bardhë! Është shija që kemi përdorur më shpesh, gjatë verës, qoftë prej lehtësisë me të cilën gatuhen, qoftë prej kostos së ulët të pjatës. Sot, si në Shqipëri ashtu edhe nëpër botë, recetat me speca janë të pafundme. Me gjithë larminë e përdorimit, është e vërtetë edhe që specat, për shkak të aromës e shijes së fortë, nuk kanë pse hidhen në çdo gjellë. Shembulli i shqiptarizuar i këtij rasti është turlia apo supa me zarzavate. Në rastin e parë mundet edhe të rrijë por përsëri të largon nga shija më neutrale e kungullit dhe patëllxhanit. Në rastin e dytë, kursejeni! Bëjeni supën pa speca! Fundja, mund ta përdorni në shumë vende të tjera, pse t’i përzieni të gjitha shijet në një pjatë?!
Alternativa
E sigurtë është që specat japin mjaft ngjyrë në tryezë. Një mënyrë shumë e mirë është për t’i përfshirë specat në gatim, është në tarta apo kek të kripur, shoqëruar me erëza, djathë të bardhë dhe ullinj. Te ne, prej pak ditësh kanë dalë specat e kuqe e plot tul, të Korçës. Me to mund të bëni salca shumë të mira speci apo t’i piqni në furrë e t’i shoqëroni me hudhër, vaj ulliri, kripë, piper dhe pak uthull. Specin e verdhë, përdoreni për supën e shijshme që bëhet në këtë sezon me kungullin e verdhë të vjeshtës. Të kombinuara sëbashku shija e tyre është shumë e mirë.
E dini që me speca mund të bëni edhe ëmbëlsira?
Epo, jo nga ato të ëmblat fare por mund të bëni një sorbet me salcë speci. Mjafton të grini specin e kuq me pak sheqer dhe lëng limoni. T’i shtoni pak kanellë dhe të gjithën ta punoni përsëri me akull.
Kemi lexuar që specat po eksperimentohen edhe për të përgatitur një variant të tiramisusë por nuk po e teprojmë!
Nga Living
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Çiljeta ka dhënë më shumë detaje nga jeta e saj personale, ku dhe ka folur për fëmijët e saj. Këngëtarja ...