Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Kavanozat me turshi, perime e reçelra të përgatitura vetë janë një nga ato gjërat e mira në jetë të cilat nuk mund të blihen askund. Është mënyra më e mirë e konservimit për t’i shijuar ato në çdo kohë. Në këtë artikull të Living, kemi hequr dorë për pak nga turshitë tradicionale shqiptare me ujë e kripë. Në vend të tyre do të gjeni receta të reja, me uthull molle e rrushi, verë të bardhë e të kuqe dhe plot risi të tjera, si uthull me dardhë
Speca djegës
PËRBËRËSIT: 300g speca djegës të kuq dhe jeshil, 100g qepujka, ½ l uthull molle, 4 lugë gjelle sheqer, 6 lugë gjelle kripë.
Lajmë specat djegës dhe i lëmë të thahen. Presim bishtat dhe i shpojmë disa herë me majën e thikës në mënyrë që t’u hyjë lëngu brenda. Qërojmë qepujkat dhe i lëmë mënjanë.
Uthullën, _l ujë, sheqerin dhe kripën i vëmë të ziejnë. Kur të marrin valë fusim brenda qepujkat dhe specat për 5 minuta. I nxjerrim dhe i vendosim nëpër kavanoza. Lëngun me uthullën e ziejmë edhe njëherë dhe ia hedhim sipër specave të nxehtë. Mbyllen me kapak hermetikisht dhe ruhen në vend të freskët e të errët. Janë gati për 4 javë.
Domate qershiza në uthull
PËRBËRËSIT: 500g domate qershiza, 200ml uthull vere e bardhë, 1 lugë gjelle kripë, 1 lugë gjelle sheqer, 20 thelpinj hudhër, piper i zi kokërr, 1 degë rozmarinë. Domatet pastrohen dhe futen në ujë të vluar për 30 sekonda. Nxirren dhe pasi iu qërohet lëkura, hidhen në tenxheren ku kemi vëmë të ziejë uthulla. I lëmë 2 minuta, i nxjerrim, i kullojmë dhe i fusim në kavanoz. Në po të njëjtën tenxhere fusim për 1 minutë edhe thelpinjtë e hudhrës. I kullojmë edhe ato dhe i vendosim nëpër kavanoza. Uthullën e ziejmë edhe njëherë dhe ashtu të nxehtë, e hedhim sipër domateve. Mbyllim kavanozat dhe i ruajmë në një vend të errët e të thatë.
Mix perimesh
PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 500g qepujka, 1kg karota, 750g kungulleshka, kripë, ¾ l uthull rrushi cilësor, 50g sheqer. Ndajmë lulelakrën në lule të vogla, e lajmë dhe e lëmë të kullojë. Qërojmë qepujkat, karotat dhe kungulleshkat. Karotat dhe kungulleshkat i presim në rrethore ndërsa qepujkat i lëmë të plota. Vëmë të ziejë ujë me kripë dhe si të ketë marrë valë, fusim në të lulelakrën dhe e lëmë aty për 5 minuta, e heqim nga uji me një lugë me vrima dhe e hedhim direkt në ujë me akull (blanshim), i nxjerrim shpejt dhe i lëmë të kullojnë. Veprojmë si me lulelakrën edhe me karotat dhe qepujkat dhe i lëmë mënjanë.
Ndërsa kungulleshkat i lëmë në ujë të vluar vetëm 2 minuta. Uthullën, ¾ l ujë, një lugë gjellë kripë dhe sheqerin, i ziejmë në një tenxhere. Perimet i përziejmë me njëra-tjetrën dhe mbushim kavanozat. Lëngun e nxehtë e hedhim mbi secilin kavanoz deri në grykë. I mbyllim kavanozat dhe i lëmë mënjanë. Të nesërmen e kullojmë lëngun nga kavanozat, e ziejmë edhe një herë por kësaj here e lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas e hedhim sërish mbi perimet. Mbyllen mirë dhe lihen në një vend të errët dhe të freskët. Perimet janë gati për 2–3 javë. Ato mund të rrinë të mbyllura deri në katër muaj. Në momentin e hapjes, i ruajmë në frigorifer.
Speca me limon
PËRBËRËSIT: 1/8l verë e bardhë, 1/8l lëng limoni, 5 degë majdanoz, 2 thelpinj hudhër, 1/8l vaj ulliri, 500g speca të pastruar, 2 degë rigon, kripë, piper i zi kokërr.
Verën, lëngun e limonit, erëzat, hudhrat e pastruara, kripën dhe vajin, i ziejmë në një tenxhere për 5 minuta. Pasi të jenë zierë, e kullojmë në një sitë dhe e hedhim sërish në tenxhere. Specat i pastrojmë dhe i presim në fije. Ashtu siç i kemi, i hedhim në lëngun që zien dhe i lëmë aty për 3-4 minuta. Kullohen dhe futen nëpër kavanoza. Lëngut i japim edhe një valë dhe ia hedhim sipër specave.
Mbyllen mirë me kapak dhe kthehen përmbys për 5 minuta. Ruhen në vend të thatë e të
freskët.
Uthull me domate e rozmarinë
PËRBËRËSIT: 800g domate qershiza, 1 qepë, 2 thelpinj hudhre, 1 degë rozmarinë, 1l uthull vere e bardhë, 1 gjethe dafinë, 1 lugë kafe sheqer, 1 lugë kafe kripë, 1 lugë kafe piper i zi kokërr.
Lajmë domatet dhe i lëmë të thahen. Pastaj i ndajmë përgjysmë dhe i fusim nëpër shishe me grykë të gjerë të cilat i kemi sterilizuar më parë. Pastrojmë hudhrat dhe i lëmë thelpinjtë të paprerë. Edhe degën e rozmarinës e lajmë dhe e lëmë të thahet. Uthullën, dafinën, piperin, kripën e sheqerin i ziejmë së bashku dhe i lëmë të ftohen pak. Pastaj mbushim shishet, fusim dhe degën e rozmarinës dhe i lëmë në një vend të thatë e të errët për 2 javë. Pas dy javësh kullojmë uthullën me një napë dhe mbushim shishe të reja. Për dekorim mund të fusim brenda një thelb hudhre me gjithë lëkurë dhe 2 domate të thata. Uthulla e domateve me rozmarinë shkon në pjatat e sallatave të kuzhinës mesdhetare por edhe në marinimin e mishit, peshkut dhe perimeve.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...