Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Nga Linda Fishta, Fotografia Armand Habazaj
Për ditët e nxehta që po vijnë, frutat e freskëta janë ideja më e mirë për të përmbushur nevojën për sheqerna gjatë pasditeve të gjata.
Koha e përgatitjes – 10 minuta
Përbërësit për 4 persona:
1 mango e pjekur mirë • 2 avokado të pjekura, por të forta • ½ mollë jeshile Granny Smith ose atë që keni në shtëpi • 1 limon jeshil (lime) ose të verdhë • 2 lugë vaj ulliri • mente e freskët – mos e vini, nëse nuk e pëlqeni • kripë, piper
Përgatitja:
1. Avokadot i qërojmë dhe i shtypim me pirun, pastaj i spërkasim menjëherë me pak kripë, vaj ulliri, piper dhe lëng limoni, që të mos nxihen. Shtojmë disa gjethe mente të copëtuara me dorë dhe i përziejmë me pirun. Në secilën pjatë, vëmë një formë të rrumbullakët (nëse i keni), shpërndajmë avokadon në to dhe më pas i vëmë pjatat në ngrirje në frigorifer për 30 minuta, që kremi i avokados të ruajë formën. Nëse nuk keni forma, mjafton të shpërndani avokadon nëpër pjata dhe në këtë rast nuk është e nevojshme t’i vini pjatat në ngrirje.
2. Mangon e qëruar dhe mollën të paqëruar, i presim në kubikë të vegjël. I lyejmë me pak lëng limoni dhe i shpërndajmë menjëherë nëpër pjata ose forma.
3. Heqim format dhe i shërbejmë menjëherë.
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...